>
LETERSISHQIP

Lutja Ime

O Zot, nëse më jep pasuri, mos ma merr lumturinë,
e nëse më jep fuqi, mos ma merr mendjen!
O Zot, mos më bë kasap, që prenë “qengja”,
e as më bë dele që e presin “kasapët”!
O Zot, më ndihmo ta them fjalën e vërtetë para të fuqishmëve,
më ndihmo që të mos e them të pavërtetën,
për t’i fituar duartrokitjet e të dobëtëve!
O Zot, në më japish pasuri, mos ma merr lumturinë,
e në më japish fuqi, mos ma merr mendjen!
O Zot, kur të më dhurosh sukses,
mos ma merr lumturinë time,
kur të më dhurosh modesti,
mos ma merr krenarinë me karakterin tim!
O Zot, më ndihmo ta shoh anën tjetër të pamjes,
mos më lejo t’i akuzoj kundërshtarët e mi,
se janë tradhtarë,
për shkak se më kundërshtojnë në mendim!
O Zot, më mëso t’i dua njerëzit ashtu siç e dua veten,
më mëso ta gjykoj veten ashtu siç i gjykoj njerëzit!
O Zot, mos lejo të prekem me arrogancë kur kam sukses,
mos lejo të prekem me pesimizëm kur dështoj,
por më përkujto gjithherë,
se dështimi është përvojë që i paraprinë suksesit!
O Zot, më mëso se toleranca është niveli më i lartë i forcës,
kurse dëshira për hakmarrje është aspekti i parë i dobësisë!
O Zot, nëse më zhvesh nga pasuria, ma lerë shpresën,
nëse më zhvesh nga suksesi, më lerë fuqinë e këmbënguljes,
derisa të triumfoj kundër dështimit, e nëse më zhvesh nga shëndeti,
më lerë dhuntinë e besimit!
O Zot, nëse bëj keq ndaj njerëzve,
më jep forcën e kërkimfaljes,
e nëse ndaj meje bëjnë keq njerëzit,
më jep forcën e faljes dhe tolerancës!

O Zot, nëse unë të harroj Ty, mos më harro Ti mua!