>
LETERSISHQIP

Fizarmonik Ndjenjash

Ja vodha Hënës,
shkëlqimin e qerpikëve artë të pagjumësisë,
që ëndrra e shpirtit, nëpër natë,
të kalonte në rrugën, e larë fildisht.

Ja vodha Diellit,
shkëndijat e thëngjinjve të artë,
që zjarri I ndjenjave të ndrijë,
mos të shuhet si fishekzjarrë.

Ah dashuri!

Me c’vello virgjërie
je endur në tezgjahun e krijimit,
me c’fustan të bardhë nusërie
je qëndisur në peplat e bardha të qiellit.

C’ ëmbësi pikon në damar ndjenjash,
ç’pulse rrahin në këmban shpresash,
ç’zogj fluturojnë në fizarmonik ndjenjash,
je shigjet që përshkon tej e tej zemrat