TEKSTESHQIP
X Factor Albania 1
Sheila Haxhiraj u shpall fituese e edicionit te pare te superspektaklit X-Factor Albania qe u mbyll mbreme pak para mesnate permes nje transmetimi te drejtperdrejte ne Tv Klan dhe Tv Klan HD. Menjehere pas shpalljes se saj fituese, Sheila tha: "Kam arritur ne finale dhe dua te falenderoj Juliana Pashen, ajo nuk ishte vetem nje mentore per mua, por edhe nje shoqe shume e mire. Falenderoj Tv Klan qe na dha kete mundesi, ky eshte nje televizion i jashtezakonshem, falenderoj dhe Vera Grabocken", – u shpreh Sheila Haxhiraj.

Fitues i cmimit te dyte u shpall talenti Kristo, nje tjete talent i superspektaklit: "Duas t'ju them se ju dua te gjithe ju dhe sidomos ata njerez qe kane votuar dhe kane harxhuar per mua. Ju dua te gjitheve, ju jam mirenjohes dhe nuk do t"ju zhgenjej kurre", tha Kristo.

Juliana Pasha e cila ishte mentore e fitueses se X-Factor Albania 1, tha: "I uroj Sheiles ne gjithe jeten e saj suksese. Une jam e bindur se Sheila eshte dhe do te jete nje vajze qe do te beje shume, do te ece shume perpara", – u shpreh Juliana Pasha.

Prezantuesja e ketij superspektakli, Alketa Vejsiu, shprehu nje mirenjohje te vecante per presidentin e Tv Klan dhe botues i "Koha Jone": "Falenderoj producentin Aleksander Frangaj qe beri te mundur kete superspkektakel". Alketa Vejsiu shtoi: "Falenderoj z.Frangaj dhe zonjen Frangaj qe kane qene kaq shume te perfshire per mbarevajtjen e ketij megaproduksioni".

Zera mbreselenes, te rinj qe aspirojne te bejne endrren e tyre realitet, te tjere te zhgenjyer per mundesine e munguar per te treguar deri me sot talentin e tyre, paten shansin e madh per te kenduar ne evenimentin me te madh muzikor "X Factor Albania" per here te pare ne superfuqine "Klan HD". Mes emocioneve dhe gares se forte, pas nje rrugetimi te gjate neper Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, "X Factor Albania" kurorezoi mbreme fituesin e edicionit te pare. Xhesika, Kristo dhe Sheila ishin tre finalistet e edicionit te pare te "X Factor Albania". Te tre arriten te prekin endrren e madhe, te performojne ne nje skene te madhe, te pelqehen dhe te marrin vleresimin e publikut deri ne fund. Por, ajo qe e beri me te vecante finalen e edicionit te pare te "X Factor Albania", ishte nenshkrimi i kontrates me producentet boterore "Berman Brothers". Dy vellezerit, Frank dhe Christian Berman te njohur ne fushen e muzikes, kinematografise dhe marketingut preken skenen e teatrit "Klan" per t'i dhuruar vete cmimin me te mires mes tre konkurrenteve.

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu u bashkuan ne rolin e producentes artistike ne nje produksion gjigant te Radio Televizionit Klan, "X Factor Albania". "X Factor", formati qe ka thyer rekorde shitjesh ne gjithe boten, tashme ka terhequr vemendjen e te gjitheve per magjine qe dhuroi per publikun shqiptar gjate rrugetimit te tij te gjate. "X Factor Albania" ka qene nje rruge e gjate, ku ne cdo cep te Shqiperise perzgjodhi talentet, ata qe dine te kendojne dhe besojne tek zeri i tyre, ata qe kane "Factorin X". Nje spektakel me shume ritem, energji, me emocione, te qeshura dhe lot ka mberthyer njerezit perpara ekranit duke arritur keshtu nje audience maksimale. Sigurisht jehona disamujore e ketij programi ne Shqiperi, fama e tij boterore, suksesi qe kane pasur fituesit nder vite ne simotrat e "X Factor" ne cdo vend qe ky format realizohet, bejne qe jo vetem te kete kuriozitet, por qe edhe njerezit, – pervec konkurrenteve, ta shohin me shprese te madhe kete gare duke i lene radhen edicionit te dyte te "X Factor Albania".

Audicionet, te ndare ne 5 spektakle sipas qyteteve Tirane, Elbasan, Shkoder dhe Vlore, treguan mbi te gjitha deshiren e madhe dhe shpresen qe sheh rinia tek zbulimi i talenteve permes programit "X Factor Albania". Kete gje e vertetoi me se miri pjesemarrja e madhe ne keto audicione ne te cilat, ne gjithe Shqiperine e Kosoven (shto dhe konkurrentet qe mberriten ne Tirane nga Maqedonia dhe Mali i Zi) arriti ne 5 mije veta, nje shifer kjo qe surprizoi qe ne krye te heres regjisoren Vera Grabocka dhe drejtuesen e programit Alketa Vejsiu qe i ndoqi hap pas hapi ne audicione. Ky super spektakel erdhi si nje sipermarrje gjigante e Radio Televizionit Kombetar Klan me regji nga mjeshtrja Grabocka dhe nen prezantimin e te mirenjohures Alketa Vejsiu. Skenografia e realizuar nga mjeshtri i skenave italiane Gaetano Castello, ndricimi nga drejtori i fotografise se "X Factor Italia" Marcello Jazzeti dhe performancat e kuruara nga koreografi i suksesshem Albi Nako. Me nje spot shume europian te gjithe presin me kersheri fillimin e edicionit te dyte te "X Factor Albania".