>
LETERSISHQIP

Pranvera

pranvera vonoi këtë vit me ardh’
ia prenë këmbët lakuriqët e natës

dy gema shelgu ranë mbi prillin e lumit
mbinë pastaj statuja shelgjesh bregut

do shkrijnë statujat në gusht të verës
si perandori verdhane do thyhen bjeshkëve

luledelet që nduke të më thurje kurorë
hidhja akuarel pirgjeve të shkeptimave

nuk e dua më pranverën; dimrit do luaj
shtregulla me një grua prej dëbore