>
BIOSHQIP
Biografia
Karrierën prej muzikanti e ka filluar si instrumentist që nga viti 1993. Kurse, me këngë filloi të merrej që nga viti 1994 dhe pati një varg paraqitjesh në manifestime kulturore në Ferizaj e më gjerë. Nga përvoja dhe puna profesionale që bëri, në bashkëpunim me kolegët e tij profesional, ka punuar dhe vazhdon të punojë albume për këngëtarë të zhanreve të ndryshme të muzikës: Zbavitëse, Popullore, Hip Hop, R&B etj. Aktualisht Xhaviti punon në sektorin e muzikës në RTV "Tema".

Në korrik te vitit 2000, Xhaviti nxori në shtitje albumin e tij të parë LIVE "Këngë dasmash LIVE 1" te gjitha këngët kanë qenë të pëlqyera nga auditori i gjerë.

Në dhjetor të vitit 2001,është dal në shitje albumi i dytë "Këngë dasmash - LIVE 2" ku realizimi i këti albumi është punuar në bashkpunim me kolegët e tij profesional në "InArtStudio".

Në vitin 2002, Xhaviti punoi ne realizimin e Albumit të tretë LIVE,"Këngë dasmash - LIVE 3" me një ekip të profesionalizuar dhe me një përkudesje të veqant për realizimin sa më të mir të këti projekti. kurse ky projekt doli në shitje gjatë vitit 2003.

Viti 2003 për Xhavitin nuk ishte si të tjerët. Për herë të parë bën videoklipin e këngës "Gjurmët në trupin tim", i cili u vlerësua pozitivisht nga audienca dhe kritika.

Në vitin 2003, Xhavit Avdyli publikon albumin "Më E Mira".

Në shkurt të vitit 2004 nxori në shitje edhe albumin me titull "Me këngë do thyej heshtjen", i cili u punua në studion e tij, "InArtStudio", ku Xhaviti si producent punoi afër një viti në realizimin e këtij albumi.

Më 18 janar 2006, bën promovimin e videoklipit të këngës "Ç'na duheshin fjalët", me tekst e komponim të Xh. Avdylit. Po në këtë mbrëmje është promovuar edhe grupi "InArt Band".

Më 12 gusht 2006, është promovuar videoklipi i këngës "Dikur", me tekst të M. Mezinit, komponuar nga A. Mezini, kurse incizimi dhe realizimi u bë në "InArtStudio".

Më 28 qeshor 2007, është promovuar videoklipi i këngës "Mos Aktro", me tekst të A. Avdylit dhe komponim të Xh. Avdylit.

Më 14 korrik 2007, me këngën “Nëpër vite do t’kujtohem”, me tekst dhe komponim të Veli Sahitit, Xhavit Avdyli ka fituar vendin e parë në Festivalin “Zambaku i Prizrenit”.

Në vitin 2007, Xhavit Avdyli publikon albumin "Të Kërkoj".

Më 26 mars 2008, u promovua videoklipi i këngës “Shko” me tekst dhe komponim nga Xh. Avdyli.

Më 31 korrik 2008, Xhavit Avdyli nxori në shitje albumin me titull "Të kërkoj" me produksionin muzikor "DONI" Ferizaj.

Në vitin 2008, Xhavit Avdyli publikon albumin "Këngë Për Qefi".

Më datë 9 Maj 2010, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Her Drit Her Terr".

Në vitin 2010, Xhavit Avdyli publikon albumin "Disponim Per Dasmore".

Në vitin 2011, Xhavit Avdyli publikon albumin "Live 2011".

Në vitin 2012, Xhavit Avdyli publikon albumin "Live 2012".

Më datë 9 Korrik 2013, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Endrra Ime".

Më datë 20 Janar 2014, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Si Sheqer", në bashkëpunim me Antigona Sejdiu.

Më datë 21 Korrik 2014, 2Ton publikon videoklipin "Loqka Jem", në bashkëpunim me Xhavit Avdyli. Kënga u punua nga vetë 2Ton.

Më datë 26 Korrik 2015, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Bukuroshja Jem", në bashkëpunim me Bloody.

Më datë 1 Dhjetor 2017, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Ku Ke Mbet". Muzika e këngës u punua nga vetë Xhavit Avdyli, teksti u shkrua nga Ghulo, ndërsa për orkestrimin u kujdes 2Ton.

Më datë 20 Janar 2018, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Pse". Videoklipi u prodhua nga Bug Production.

Më datë 21 Prill 2018, Ghulo publikon videoklipin "Syzeza", në bashkëpunim me Xhavit Avdyli. Muzika e këngës u punua nga Nurteel, teksti u shkrua nga vetë Ghulo.

Më datë 30 Nëntor 2018, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Ti Je Jeta". Muzika e këngës u punua nga Nurteel, ndërsa teksti u shkrua nga Ghulo. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 29 Qershor 2019, Ghulo publikon videoklipin "Zana", në bashkëpunim me Xhavit Avdylin.

Më datë 20 Korrik 2019, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Luj Moj Qike", në bashkëpunim me Klaudiën. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 9 Shtator 2020, Xhavit Avdyli, Lugano & Tringa Kay publikojnë videoklipin "Vaj Vaj".

Më datë 18 Qershor 2021, 2Ton & Xhavi publikojnë videoklipin "Malli". Teksti i këngës u shkrua nga 2Ton & Xhavit Avdyli.

Më datë 18 Mars 2022, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Gabim I Ri". Muzika e këngës u punua nga vetë Xhavit Avdyli, ndërsa teksti u shkrua nga Ghulo. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 20 Qershor 2022, Sadi publikon videoklipin "Prej Ni Shpati", në bashkëpunim me Xhavit Avdylin.

Më datë 15 Mars 2023, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "E Njoh Zemren Tane". Muzika e këngës u punua nga vetë Xhavit Avdyli, teksti u shkrua nga Ghulo, ndërsa për orkestrimin u kujdes ERO (Eroll Osmani). Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 14 Prill 2023, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "Xhejlan".

Më datë 30 Shtator 2023, Xhavit Avdyli & Drena publikojnë videoklipin "Sa". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Xhavit Avdyli.

Më datë 11 Tetor 2023, Xhavit Avdyli publikon videoklipin "E Pranoj", në bashkëpunim me Noldi Sulën. Muzika e këngës është shkruar nga vetë Xhavit Avdyli. Videoklipi u prodhua nga kompania A Films.
DËRGOI: