Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Më Fal

Zhurmë ndëgjojë,
Edhe pse jam i vetëm.
Nga mungesa jote,
Lotët m'pikojn mbi letër.

Edhe qielli vajton,
Per ne.
Edhe yjet per ne kane rene,
Që deshiren t'na plotesojnë.

Bota le te shembet,
Sikur zërin tend,dhe një herë ta degjoj.
Më fal,
Që s'kam ditur te te vleresoj.

Më fal,
Që s'të dashurova.
Më fal,
Nëse me ndonje fjalë të lëndova.

Sa kam vuajtur,
Vetëm muret e dinë.
Sepse i rrethuar në kater anë,
Kam qendruar.

Sa kam vuajtur,
E sa kohe kam kaluar,
Ne shtepi si i burgosur,
Në zemer i plagosur!

Edhe deti,
Për në u zbraz!
Edhe guret,
U bene rere!

Vetëm per ne,
Edhe dielli më s'shkelqen!
Edhe koha,
Më,si atehere s'kalon.

S'e di si të shprehem,
Ndoshta fjalët s'mjaftojnë.
S'e di si po ndjehem,
Teksa falje kerkoj.

Më fal,
Edhe pse shumë jam vonuar!
Më fal,
Sepse sot jam penduar!

Më fal,
Për cdo minut që keq u ndjeve!
Për cdo premtim,
Që un e theva.

Për çdo sekond me vlerë,
Që s'e vlerësova.
Për çdo moment,
Që s'të rrespektova.

E di...
Ndryshe duhet te veproja!
Rrespektin do të mund ta sfidoja!
Më fal,edhe pse shume jam vonuar!

Falje të kërkoj,
Edhe pse shumë kam gabuar!
Nga fati ynë,
Ndihem i dëbuar.

S'e di a e meritoj faljen!
S'e di a do e falja veten!
Por,një gjë e di,
Un jam penduar!

Gabimin më s'do e perseris,
Kam mësuar.
Nga çdo fjalë,nga çdo veprim,
Nga çdo gjë që kam kaluar!

Vetëm dhe një herë të të shoh,
Vetëm dhe një herë të të ndjejë,
Vetëm dhe një fjalë të ta them,
Dhe do më duash përjetë.

Vetëm të më falësh,
Dhe boten do ta fal.
Vetëm të me flasesh,
Dhe shiun do ta ndal.

Dielli do të dalë,
Qielli më s'do qajë.
Do jem i qetë,
Dhe në zhurmë.

Vetem ti më fal,
Dhe s'do te qash me kurre.
Te premtoj nje jetë te mirë,
Por kyt premtim skam per ta thyer,si dikur.

- poezi nga Xhavit Ismailaga


- Poezia u dërgua nga xhaism -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1



Më shumë nga Xhavit Ismailaga