>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 30 Mars 2017, Xhavit Lezi publikon videoklipin "Ndarja Jone".

Më datë 7 Nëntor 2018, Pranvera Bytyqi publikon videoklipin "Ndarja", në bashkëpunim me Xhavit Lezi. Kënga është një baladë që i dedikohet dashurisë së humbur. Teksti dhe vija melodike e kësaj kënge janë realizuar nga Kreshnik Avdiu, gjersa për orkestrimin është kujdesur Ardian Kastrati. Për anën vizuale të projektit është kujdesur Jetmir Buzhala. Bashkëpunimi i tyre duket të jetë pritur vërtet mirë nga publiku, dhe kjo vërtetohet nga komentet e shumta që dyshja kanë marrë në YouTube.