TEKSTESHQIP

Xhavit Sadiku & Xhevahiret
Fryni Era Na U Qel Taraba
Lyrics

Ftyni era u çel taraba: - Çou Halil se Avdi Aga!
Çou Halil se Avdi Aga,
Me treqind sejmen përmbrapa!
Të tan’ opinga pa çorapa.
Musta i vogël u çu’ n’kambë
Kërkon armët: - Ku i kam lanë?
- Na i ka mshefë ky miku mramë.
S’e ka menden me na zanë.
Bejta Sylja, qen qafiri
Bani gostinë çoi na thirri
Mish e pite boll na qiti
Çoi për myzhde tu veziri:
- Myzhde pashë, se u zu Halili!
U zu Halili tuj këndu’!
E tan’ Shkodra n’kam a çu’:
- Fole Shkodër nji fjalë për mu’!
Nuk po them, jo, për me p’shtu
Me pre Mustën para mu’
Asht i ri, mos me u frigu’!
- Mustën e vogël ka fal Pasha!
- Pa Halilin t’gjallë mos paça!
Xhelatçia prehi shpatën,
Musta i vogël shtrini qafën.
Xhelatçia po ban be:
- Kurr k’si trimash nuk kam pre!
Vjen e motra tuj përvetë:
- Të mijt’ vllazën ç’mi ka gjetë?
-I ka shitun’ miku i vet!
- N’qafë më paç, o mori motër
Që më rrejte m’prune n’Shkodër!
Mos të leftë ty djalë në votër!
Mos t’leftë djalë e mos t’leftë çikë!
- Këtë punë motra s’e ka dijtë!
Shkoi nji javë e shku’n dhet ditë,
Preu të shoqin me gjith’ t’bijt.
Preu të shoqin e të birin.
- Kur ja vuna thikën burrit,
Si me i nxerr vllaznit prej vorrit!
Kur ja vuna thikën djalit,
Si me i nxerr sytë e ballit!
Ç’bani motra për Halilin?
Preu të shoqin dhe të birin!
Flini t'qet vllaznit e motres
I pret motra qent e Shkodres

DËRGOI: