>
LETERSISHQIP

Nënës Sime

Në ëndrrën e natës që iku pa kthim
Ti nëna ime, mendimet mi përkëdhele
I bëre të mëndafshtë
Si flladi i verës në mbrëmje...

Kujtimet për Ty
Zbritën qerpikëve të mi
Të larë me lot...

Mbi varrin tënd u përkula
E hapa portën e zemrës së djegur
Ajo u gjunjëzua totalisht

Elhamin zëshëm ta këndova
Shpirti më dridhej si në ankth
E fjala më mbeti në fytin e tharë...

Mbi mollëzat e faqeve
M'u rrokullisën lot dhembjeje
Ranë mbi varrin tënd
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!