TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Cdo Nate Ne Enderr Me Vjen
Lyrics

C'do natë në ëndërr m'vjen
afrohem, por s'mund ta prek
E shoh, dua ta shtrëngoj
ajo merr një tjetër formë.

Të një drite t'largët, drite t'kthjellët
me thërret e unë eci drejt asaj.

C'do natë në ëndërr më vjen
dhe tek veshi ëmbël më rrëfen
Se më do ajo më thot
dhe nga sytë i pikojnë ca pika lot.

Si ta kthej ëndrrën në realitet
të rri me te vetëm nje moment
Ëndërr e hidhur pse me mashtron
realiteti me helmon.

Zeri i saj edhe rrugëve me ndjek
më është bërë obsesion i vertetë
Kthej kokën mënjanë,
shoh një tjetër, që shumë i përngjan.

DËRGOI: