TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Silueta
Lyrics

Nga dritarja vështroja
se si nata përpinte ditën
Mbi xhamat e grithura
ca copëza hëne u thyen

Befas ma çfaqën
siluetën tënde
ma vranë mërzinë
e kësaj nate

Ora në murë gjëmon
kujtimet më bëjnë invazion
Shikoj fotografitë e tua
duken reale sikur flasin me mua

Befas ma çfaqën
siluetën tënde
ma vranë mërzinë
e kësaj nate

Dy buzë të kuqe
i gjeta të ngjitura në disa letra
Kur më thoje të dua
në këto letra të vjetruara

Befas ma çfaqën
siluetën tënde
Ma vranë mërzinë
e kësaj nate

DËRGOI: