TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Nëse Ty S'të Kam Askush Nuk Jam
Lyrics

Të kaloj antarktikun, nuk do të ishte vështirë
n'Himalaj do të ngjitem me dëshirë,
mund të ec në këmbë, me qindra kilometra
mund të kaloj me not shumë detëra,
Nuk do të ishte vështirë edhe gurë të thej
mbi supet e mija, jo, peshë s'do ndjej.
Të gjitha do t'i duroj dhe nuk do të reklamoj,
por nëse ty s'të kam, askush në jetë nuk jam
E dij se zemrat tona, e luajnë të njëjtin akord
por një natë koshmareske ëndërrova
se gabova,
gabova një notë,
Dhe kjo më tremb dhe kjo po më çmend,
nëse ty më s'të kam, askush nuk jam,
Por kur m'përqafon dyshimin largon
atherë veç në një gjë mendoj
që kjo lidhje t'vazhdoj,
aq sa përëndija të na lejoj.
Piramida pa faraonin, nuk do të ishte piramidë,
edhe unë pa ty jam njeri pa sy,
Mendjen persekutoj, më vie të eksplodoj
por kur m'përqafon dyshimin largon.

DËRGOI: