TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Më Duaj Më Ruaj
Lyrics

Nganjëherë më ndodh të flas shumë
dhe ti thua jam ekstravagand,
çka më flet goja, gjithnjë zemra s'ma mendon
gabimet e mija n'gishta i numëron.

Në jetë çdokush njëherë gabon
fjalët e mija keq interpreton,
Më duaj më ruaj në mua mos dysho
të duhet pak vullnet e zemrën nuk ma vret.

Mbase një ditë do të bindesh
se të kam dashur me gjithë zemër,
atëherë shumë ujë do t'kaloj nën urë
koha për ne s'do t'kthehet më vonë

Nëse do, hape edhe kafkën time
aty do ta gjesh një përgjigje
për ty dashuria aty është e shkruar
ti u beson atyre që na kanë ngatërruar

Dua të dehem por asgjë nuk më deh
fytyrën time syri n'pasqyrë nuk njeh
Egër revolta më dridhë, si një qytet në termet
këmbanat rrahin, ndarja në derë troket.