TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Horoskopi
Lyrics

Një ditë duke lexuar horoskopin
më ra në sy shenja ime bricjapi,
Thash me vehte do ta lexoj
me vëmendje ta analizoj.

Shkruante se javën që do t'vij
do t'kem shanse t'mira n'dashuri,
E unë qesha porsi i marrë,
ç'më duhet thash mua ky skenar

E ky skenar i perfeksionuar
dëshiroja që të marrë udhë,
Në të vërtetë kisha veç një dëshirë
jo për dashuri t're por e vjetra të më vij

Një mëngjez dera u hap
me valixhe n'dorë ajo u kthye prap,
Loti im dhe i saj u përzien,
ishte dhurata më e mirë që m'erdhë

Kaloja ditët si një vagabond
mendoja nuk ka gjë që më gëzon,
Por ja horoskopi dhe reçeta e tij
skenar të saktë më solli n'dashuri

Ja pra ndodhë që edhe horoskopit
nganjëherë duhet t'i besoni,
Por edhe nëse nuk realizohet
juve prap mos u hidhëroni

DËRGOI: