TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Odisea
Lyrics

Endem buzë liqenit
i tëri i dezorientuar,
I zhgënjyer konstatoj
koha jonë tani kaloi

N'horizont t'kujtimeve t'mija
m'vijnë imazhe nga e kaluara,
Asgjë nuk mbet në mes nesh
veç eho-ja e fjalëve "të dua"

Dikur të prisja me dëshirë
si bregu që pret valët e detit,
Sot un e ti jemi të huaj
zjarri n'mes nesh është shuar-
ngadal është shuar

Shumë kohë rinie më more
më la n'ishullin e odisesë
Lumturinë më vodhe
si Ali baba me katërdhjetë vjedhës

E gjithë pra ishte komedi
e aktores me shumë rrole,
E unë spektator besnik
para rrolit saj fantastik-
rroli im tragjikomikë

DËRGOI: