TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Aterim Brutal Ne Realitet
Lyrics

çdo natë në ëndërr m’vjen
afrohem por s’mund ta prek
e shoh dua ta shtrëngoj
ajo merr një tjetër formë
të një drite t’largët
drite t’kthjellët
më th’rret e unë eci drejt asaj

çdo natë në ëndërr më vjen
dhe ke veshi ëmbël më rrëfen
se më do ajo më thot
dhe nga sytë i pikojnë ca pika lotë

Si ta kthej ëndrrën në realitet
të rrij me te vetëm një moment
ëndërr e hidhur pse më mashtron
realiteti më helmon.

Zëri i saj edhe rrug’ve më ndjek
më është bër’obsesion i vërtet
kthej kokën mënjanë
shoh një tjetër që shumë i përngjanë.

DËRGOI: