TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Ne Ty Vetmia Banon
Lyrics

Në heshtjen tënde e kuptova
përgjigjen tënde.
dhe as që pritja jo përgjigje pozitive
por zemrën me kë robëruar
sikur me pranga me zinxhirë
prandaj zemra më dirigjon
unë nuk mundem të rezistoj

Si nuk mundesh për të kuptuar
se je në zonë të ndaluar
prandaj duhet gjetur shpëtim
por jo në vetmi

Se në ty vetmia banon
miqësinë time ti pse refuzon
je e tëra hipnotizuar
me vetminë miqësi ke krijuar
me vetminë miqësi ke krijuar

Ke nevojë për të zbuluar
se dashuria egziston
eja ke unë emigro
dhe vetminë refuzo
dhe vetminë refuzo

Të sotmen sot jetoje
e djeshmja ka vdekur
sikur të jete dita jote e fundit
të sotmen jetoje

Hesht ti hesht ti
eh zemra më qan
u bëre ti për mua
mollë e ndaluar

Vetminë e ke religjon
vetminë lakuriqe
kjo për ty eshte joshëse
por për dashurinë vrasëse
por për dashurinë vrasëse.

DËRGOI: