>
BIOSHQIP
Biografia
Katër vite të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes ndërsa tetëvjeçaren në shkollën fillore "Vëllëzërit Frashëri"në fshatin Bukosh. Prej vitit 1981 mirret aktivisht me veprimtari të lëvizjes për pavarësi. Kam shkollimin dhe diplomen e kontabilitetit, si dhe per nje kohe kam studiuar ne filozofi-sociologji. Më 1993 ndiqet sërish dhe detyrohet të largohet nga vendi.Momentalisht gjindet në Zvicër prej 17 vitësh. Me poezi u morë nga klasa e 6-të duke vazhduar më pas edhe me shkrime të tjera.Botoi herë pas here poezi në periodikun Shqiptar pas viteve 90-ta.

Libri i parë poetik "Rrjedhë Autoktone" është botuar më 1996-të në shoqatën - Pjetër Bogdani-në Zvicër,nën kujdesin dhe redakturën e te nderuarit Emrush Xhemajli. Libri i dytë "Duke mbledhur kohën" botuar më 1999 në kujdesin dhe redakturën e të nderuarit Shaban Sinani te shtëpia botuese -Dritëro- Tiranë. Libri i tretë "Dheut pjesën e vet" botuar më 2001 në redaktim të
nderuarit Shaban Sinani te botuesi -Shqip- Tiranë. Ndersa libri i katërt poetik -Asgjë s`ngjan në reklama as hënorja-është botuar më 2008 ne Prishtinë te botuesi Faik Konica,nën kujdesin dhe redakturën e te nderuarit Nazmi Rrahmani.

Disa nga poezitë janë të botuara në gjuhën gjermane në Zvicër,në antologji-Vështrim nga dritarja e hapur-me autor zviceran dhe shqiptar, me 2005, nen kujdesin e Z.H.J.Lanksh Si dhe disa poezi janë përkthyer në gjuhën rumune te revista Haemus, ne kujdesin e te nderuarit Ardian Kyçyku.