>
LETERSISHQIP

Në Ballkon

Pranë luleve
në ballkon
ishe ti
vetë
hija e tyre
siluet që e bart dritën
në çdo mbrëmje
Në ballkon i shikoje udhet
dhe lulet i uitje
si prej gotës se artë
rridhte e kaltra
prej qiellit tënd
si pika t`syve
t`pikonin faqeve
në xixa dëshirash
dhe binin në erën
e aromës me lule
E pa ty si do të ishte
ballkoni ytë
i varfër, i zbehtë
e pa jetë
As lulet s`do të pikonin
erës me aromë
as ti
s`do te ndrisje
në siluet
mbrëmjeve
Pa ty do të isha
humbëtirës i varfër
në udhët që do të ishin krejt të zbrazëta.