>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vespa” Nga Xhensila

31-07-2014
Xhensila Myrtezaj ka bashkuar forcat me Endri Priftin për të realizuar një këngë verore.



Kënga titullohet “Vespa”, ndërsa Elgit Doda e ka bërë muzikën, kurse Endrit Mumajesi ka shkruar tekstin. Pro Video është angazhuar për realizmin e videoklipit.



“Kam shumë falënderime nga zemra për të ndarë me ju. Falënderime dhe mirënjohje për Endri Priftin që si një artist kaq i dashur për mua dhe publikun, e ke zbukuruar këngën, dhe është një nder për mua të kem një bashkëpunim me ju, me këtë zë të jashtëzakonshëm”.



“Faleminderit të gjithë fansave që më mbështesni dhe përqafoni atë që unë ju ofroj shumë përulësisht. Pa ju, nuk do kisha frymëzim për të realizuar këtë video muzikore”, ka shkruar mes tjerash Xhensila në një listë të gjatë falënderimesh.
(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vespa” Nga Xhensila