>
BIOSHQIP

Xheraldina Berisha: Buzët I Kam Bërë Për Qejfin Tim

30-06-2012
Xheraldina Berisha është vajza simpatike, e cila pas daljes nga formati "The Voice" mori pjesë në Top-Fest 9. Ishte Stresi ai, i cili pas shumë femrave zgjodhi pikërisht Xheraldinën për të shkuar në një festival të tillë. Një festival, i cili e bëri edhe më shumë të njohur Xheraldinën në Shqipëri e jashtë saj. Vajza simpatike tregon në këtë intervistë projektet e verës por edhe marrëdhëniet me meshkujt. Ajo nuk e ka problem ta pranojë që ka bërë ndërhyrje tek buzët, gjë e cila është komentuar shumë dhe për të cilën Xheraldina thotë se "kam bërë një ndërhyrje të vogël tek buzët. I kam pak të mbushura me botox, po nuk e di pse e kanë ekzagjeruar dhe e kanë përfolur shumë njerëzit këtë gjë". Xheraldina, sa sukses ju ka sjellë bashkëpunimi me Stresin? Kënga në bashkëpunim me Stresin më ka sjellë një sukses të jashtëzakonshëm, të them të drejtën. Kisha nevojë për një bashkëpunim me një këngëtar, i cili ishte i afirmuar në skenë, me qëllim që njerëzit të më njohin më shumë. Je e kënaqur nga pjesëmarrja në festivalin 'Top Fest'? Me 'Top-Fest'-in jam ndarë shumë e kënaqur, përveç një detaji shumë të vogël: gjatë performancës sime kam pasur shumë emocione dhe kam bërë disa gabime të vogla në të kënduar, por gjithsesi gjithçka ka shkuar ashtu siç e kisha menduar. Ju keni kënduar përpara se të bëheshit pjesë e "The Voice", a ju janë rritur ofertat tani në vendet ku këndoni live? Është shumë e vërtetë. Unë kam kënduar live nëpër pub-e të ndryshme këtu në Kosovë. Ndërsa për pjesëmarrjen time në "The Voice of Albania" mund të them që më ka hapur shumë dyer dhe kam pasur oferta të ndryshme edhe nga producentë të njohur. Këto projekte pritet të realizohen nga fundi i kësaj vere. Ku paguhen më shumë këngëtarët, në Kosovë apo në Shqipëri? Mendoj që shkon e kundërta, kur këngëtarët kosovarë vijnë në Shqipëri, paguhen më shtrenjtë, gjë që ndodh njëlloj edhe me ata të Shqipërisë kur vijnë në Kosovë çmimi rritet. Xheraldina, ju jeni një vajzë shumë simpatike dhe duhet të jenë të shumtë meshkujt që mund t'ju vijnë rrotull. Si i ke marrëdhëniet me seksin e kundërt? (Qesh) Ka shumë meshkuj që më vijnë rrotull, por nga angazhimet e shumta me muzikën dhe studimet nuk kam pasur kohë t'i kushtoj rëndësi kësaj. A keni dikë në krah? Tani për tani jo, jam rehat (qesh). Si do ta donit mashkullin ideal? Mashkulli ideal për mua është ai, i cili është real mbi të gjitha. Sa për të tjerat, i gjykon zemra ime pastaj. Në rrjetet sociale shpesh jeni komentuar se keni bërë operacione plastike. Është e vërtetë kjo gjë? Kam bërë një ndërhyrje të vogël tek buzët. I kam pak të mbushura me botox, por nuk e di pse e kanë ekzagjeruar dhe e kanë përfolur shumë njerëzit këtë gjë. Është diçka që kam vendosur ta bëj për qejfin tim. A duhet që suksesi të jetë i garantuar, që veç zërit të bukur, një këngëtare duhet të jetë edhe e bukur, seksi? Të jesh këngëtare, përveç zërit duhet të posedosh edhe bukurinë. Nuk është e domosdoshme, por është më ndryshe kur je e kompletuar, seksi dhe me një zë të bukur. Sa e afërt je me artistët e tjerë shqiptarë? Nuk shoqërohem shumë me artistë të tjerë shqiptarë, por kur na bie puna në ndonjë koncert të takohemi, jam shumë e afërt me ta. Kjo verë si do të jetë për Xheraldinën? Me shumë angazhime nëpër koncerte të ndryshme, sepse kam pasur oferta edhe jashtë shtetit. A ke në plan ndonjë klip? Mendoj që po. Në fund të kësaj vere, sepse gjithsesi duhet shumë punë për të realizuar një këngë dhe një videoklip të mirë.
(MAPO)

Xheraldina Berisha: Buzët I Kam Bërë Për Qejfin Tim