>
BIOSHQIP

Xheraldina Berisha: Sakrificat Për Të Mbijetuar Në Tregun Muzikor

25-02-2013
Pas pjesemarrjes neper talent-show ne Tirane, kengetarja kosovare vendosi qe pas nje kohe te lancoje veten edhe si kengetare profesioniste per shkak te talentit dhe vokalit te saj. Xheraldina Berisha u be edhe me e njohur fale bashkepunimit me Arkimed Lushajn (Stresin), kenge kjo qe u promovua ne nje edicion te “Top Festit”, ku dhe u vleresua me cmim. Pas ketij bashkepunimi, Xheraldina vazhdon te kendoje live ende neper pube ne Kosove. Nga burime te sigurta mesojme se ajo sakrifikon shume per te mbijetuar ne Prishtine, pasi pagesat per kengetaret qe kultivojne performancat live eshte shume e ulet, saqe nuk te del te paguaje as edhe qirane e apartamentit. Madje deri ne kete moment nuk kemi pare as edhe nje videoklip te kengetares e cila, pervec vokalit, ka edhe pamje te bukur e te nje femre terheqese. Per kete gje asaj i duhet nje investim te cilin nuk e ka, madje ka vendosur qe me cdo kusht te vazhdoje te punoje ne kete drejtim duke kenduar live e duke u munduar te qendroje larg sponsoreve dhe biznesmeneve, me bindjen se nje dite do ia dale edhe pa ta.
(Panorama Plus)

Xheraldina Berisha: Sakrificat Për Të Mbijetuar Në Tregun Muzikor