>
BIOSHQIP

Xheraldina Berisha, “I Rikthehem Muzikës”

19-03-2015
Xheraldina Berisha i ka mugnuar për një kohë të gjatë skenës dhe kjo për arsye të studimeve. Të gjithë e mbajmë mend nga pjesëmarrja e saj në spektaklin "The Voice of Albania 1", ndërsa sot ajo është mjaft e afirmuar si këngëtare dhe së fundmi ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Shumë Nalt". Për detajet e këtij klipi na flet vetë në intervistën në vazhdim Xheraldina... TeksteShqip: Xheriladina, fillimet tuaja kanë qenë tepër të mbara në muzikë. Na flisni pak më shumë rreth fillimeve tuaja në "The Voice" dhe "Top Fest 9"? Xheraldina Berisha: The voice ka qenë një eksperiencë e paharruar për mua dhe më ka rritur artistikisht, sa i perket Top Festit këtë vit do jem e nominuar për "Best Video".Gjithashtu dhe Top Festi gjithmonë ka qenë një përkrahje e madhe sidomos për artistët e rinj. TeksteShqip: Përse më pas u shkëputët pak nga muzika pas bashkpunimit me Stresin? Xheraldina Berisha: Jam shkëputur nga muzika për një kohë për shkak të studimeve të mija univerzitare. TeksteShqip: Keni publikuar së fundmi videoklipn tuaj më të ri "Shum Nalt". Na flisni pak më shumë për projektin? Xheraldina Berisha: Ky klip është edhe klipi im i parë në bashkpunim me "Massive Production", Nurteel Morinën dhe Granit Gashin, gjithashtu për gjirimin e klipit kam bashkpunuar me XL Provideolux, Enon Turtulla dhe Gadafin. TeksteShqip: A jeni e angazhuar me koncerte? Xheraldina Berisha: Gjithmonë jam e angazhuar me koncerte nëpër vende të ndryshme. TeksteShqip: Jetoni në Prishtinë? Merreni me diçka tjetër përveq muzikës? Xheraldina Berisha: Jetoj në Prishtinë me familjen, përveq muzikës mirem edhe me studime. TeksteShqip: Çfarë mendimi keni për festivalet dhe a do të jeni sërisht aktive në to? Xheraldina Berisha: Festivalet janë shumë të rëndësishme në karrerën e artistit prandaj shumë shpejt do jem edhe unë pjesë e festivaleve. TeksteShqip: Po për dutet, dikur keni realizuar një duet me reperin Stresi, a do të ketë sërish bashkpunim? Xheraldina Berisha: Për momentin nuk e kam menduar por me siguri në ndonjë të ardhme të afërt do ketë bashkpunim. TeksteShqip: Po jeta private? Xheraldina Berisha: Jam "single". TeksteShqip: Po albumet, për ty si një artiste e re, si i sheh në tregun e ditëve të sotme? Xheraldina Berisha: Më mirë preferoj një videoklipit sesa një album, sepse sot shumë lehtë mund ti shkarkosh këngët nëpër rrjete sociale kështu që për mua më e rëndësishme është një klip dhe koncertet sesa albumet. TeksteShqip: Xheraldina, faleminderit për pjesëmarrjen tënde në këtë intervistë. Për fund ke për të shtuar diçka? Xheraldina Berisha: Dua t'ju falenderoj portalin tuaj për përkrahjen që më keni dhënë gjithmonë dhe i përshëndes të gjithë lexuesit, ju uroj të gjitha të mirat.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Xheraldina Berisha, “I Rikthehem Muzikës”