>
BIOSHQIP

Xheraldina Berisha: “Kam Fryrë Buzët, Por Nuk Kam Ndërhyrje Të Tjera...”

04-05-2015
U përfol ditë më parë në media se këngëtarja Xheraldina Berisha në një intervistë të dhënë për Radio Dukagjinin ka pranuar se ka kryer një ndërhyrje estetike në buzët e saj.

Xheraldina për teksteshqip.com e ka pohuar këtë lajm duke thënë se i ka fryer me të vërtetë buzët por që kjo ka ndodhur vite më parë dhe është intervenimi i vetëm i këngëtares.

"Po, pak i kom fryer buzët por ama kjo ka ndodhur para 4 viteve, ndërsa më pas nuk kam kryer ndonjë ndërhyrje as në fytyrë e as në trup" - ka deklaruar këngëtarja.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Xheraldina Berisha: “Kam Fryrë Buzët, Por Nuk Kam Ndërhyrje Të Tjera...”