>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo ka triumfuar në Festivalin Shkodra Fest duke rrëmbyer kështu me këngën e saj të bukur dhe me plot ritëm cmimin e madh. E kemi fjalën për këngëtaren mjaft simpatike dhe me zë të vecantë Xhesika Ndoj, e cila me origjinë është nga Puka por jeton në Tiranë. Xhesika merr thuajse cdo kohë komplimente edhe për dukjen e saj, madje nuk është nevoja të mendosh dy herë sapo ta shohësh, sharmi i saj tregon se padiskutim është një nga këngëtaret më seksi shqiptare. Kur ne e pyesim për momentin se si është ndjerë kur fitoi cmimin e parë në Shkodra Fest dhe se cilët e mbështetën më shumë, ajo ka këtë përgjigje: ‘Po cmimin e madh në Shkodra Fest e fitova falë publikut, i cili më ka mbështetur dhe jam shumë e lumtur për këtë. Në natën finale kisha shumë fansa dhe për këtë dua të falenderoj nga zemra për gjithcka që kanë bërë për mua dhe që më mbështesin kudo. Nuk dua të harroj edhe mbështetjen e madhe që kam nga familja ime, që më përkrahu shumë gjatë cdo momenti ndërsa mora pjesë në këtë event". Vajza e skenës shqiptare e cila ka rënë në sy gjatë festivalit qoftë për koreografinë e bukur, edhe për veshjen e saj plot stil dhe është e fiksuar shumë pas fotografive.

Më datë 21 Gusht 2014, Jimmy X Cash publikon videoklipin "We Ridin'", në bashkëpunim me Xhesika Ndoj.

Më datë 28 Gusht 2014, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Ta Ha Zemren".

Më datë 20 Tetor 2014, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "After Party".

Më datë 13 Nëntor 2014, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Loca Loca", në bashkëpunim me Ardit Celepia.

Në Dhjetor 2014, Xhesika Ndoj merr pjesë në Shkodra Fest 1 me këngën "Preke".

Në Maj 2015, Xhesika Ndoj merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Dhimbja Ime".

Më datë 26 Qershor 2015, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Eksploziv".

Më datë 8 Gusht 2015, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Vamos Bailar", në bashkëpunim me Marcus Marchado. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 3 Shkurt 2016, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Prinderit". Videoklipi u prodhua nga Swart Production.

Më datë 7 Mars 2016, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Kamasutra".

Më datë 29 Prill 2016, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Shoqe Bitch", në bashkëpunim me Kallashi.

Më datë 20 Gusht 2016, Krem Dela Krem & Xhesika Ndoj publikojnë videoklipin "Thashetheme".

Më datë 19 Janar 2017, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Nga Ma Le". Për orkestrimin u kujdes Alsked Rrenja.

Më datë 16 Tetor 2017, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "69".

Më datë 3 Maj 2018, Xhesika Ndoja publikon videoklipin "Habibi". Muzika e këngës u punua nga Alsked Rrenja, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alsked Rrenja.

Më datë 14 Korrik 2018, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Akoma E Dua". Muzika e këngës u punua nga Alsked Rrenja, Anxhelo Koci, teksti u shkrua nga Sebastiana Brecani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alsked Rrenja. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production.

Më datë 17 Mars 2019, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "S'ta Fali". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gent Fatali. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 17 Qershor 2020, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Dashni". Muzika e këngës u punua nga Alsked Rrenja & Anxhelo Koci, teksti u shkrua nga Sergi Disha, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alsked Rrenja.

Më datë 14 Prill 2021, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Pa Ty", në bashkëpunim me Eri Qerimin. Muzika e këngës u punua nga Anxhelo Koci, teksti u shkrua nga Ergys Shahu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alsked Rrenja.

Më datë 24 Dhjetor 2021, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Sheik".

Më datë 3 Mars 2022, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Sikur Ti", në bashkëpunim me Turab.

Më datë 24 Qershor 2022, Xhesika Ndoj & Orgito publikojnë videoklipin "Lulija". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Granit Gashi & Nurteel kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Nurteel & Xhesika Ndoj. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 27 Shkurt 2023, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Vuj Vuj". Teksti i këngës u shkrua nga Nurteel. Produksioni audio u realizua nga Nurteel & Granit Gashi.

Më datë 28 Qershor 2023, Xhesika Ndoj publikon videoklipin "Diamant". Muzika e këngës u punua nga Alsked Rrenja, ndërsa teksti u shkrua nga Saia. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
DËRGOI: