>
LETERSISHQIP

Më Prit I Dashur!

Më prit,kur të dal ne orën 9 -të..
do te vij për një kafe bashkë.
Me prit të cepi i rrugës majtas,
aty te lokali me fasadë me lule
tek tavolina e fundit më gjen...

Do të vij, ashtu si jam...
Pa të kuq buzësh,
me flokë shpupurisur nga era
Me fustanin me pika të kuqe
që më rri pak mbi gju
dhe kopsat jo mberthyer deri sipër...

Kur të gjendesh para meje,
zgjatma dorën,tërhiqme pranë vetes e në vesh pëshperitme:
Ja ku më ke!
E unë do të skuqem tek dëgjoj akoma:
Sa e bukur je!!

Shikimin tënd nuk do e pengoj,
nëse ecën në imazhin tim si puthje e nxehtë..
Dhe, nëse nuk flas hyr brenda sytë të mi e lexo kodin e heshtjes që djeg përbrenda...

Nëse fustani i zberthyer të shqetëson,
Mos zgjat dorën ta mbërthesh,
Era ma këshilloi..
Ma merr dorën
e kështu flokë trazuar
fytyrë skuqur buzëcelur,fustanzberthyer
të arratisemi larg...
Larg nga kjo botë

Më prit.
të pres..erdhaaaaa...!!

St. Veit, 2019