>
BIOSHQIP
Biografia
Ka lindur në fshatin Leskovë, Tomorricë-Skrapar, në vitin 1959. Arsimin fillor e të mesëm e mbaroi në vendlindje, viti 1981. Vazhdoi për Kulturën Masive (Degën e Librit) në Korçë, dhe mbaroi atë shkëlqyeshëm në vitin 1990. Pranë gazetës "Jehona e Skraparit", ka kryer kursin e gazetarisë. Nga viti 1978 deri më 1987, ai ka bashkëpunuar me kabinetin e gjuhësisë së rrethit skrapar, (skektorin e leksikologjisë dhe leksikografisë).

Krijimtarinë e ka nisur herët, që kur ishte nxënës në bangot e shkollës 8- vjeçare. Fillimisht ka botuar në revistat "Fatosi" e "Pionieri". Më vonë, prej vitit 1976 e deri sot, shkruan e boton në gjithë medien e shkruar dhe atë elektronike. Në vitin 1984, merr çmim të parë në festivalin kombëtar të këngës për fëmijë që u organizua në qytetin e Shkodrës ; me titullin e këngës "Ligjëron nëna për djalin" të kompozuar nga Hajri Xhamëni. Po kështu, ka shkruar tekste këngësh folklorike. Kënga me motive të dasmës së krahinës së Skraparit "Moj nuse, faqe simite" merr çmimin e dytë në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Eshtë autor i katër këngëve, që janë hedhur në disk të kënduara nga këngëtarët popullorë Asllan Ibro e Bajram Haxhillari, në vitin 2009 dhe 2013–ën. Tekstet e këngëve iu kushtohen dëshmorëve të Vlushës (të vrarë në luftën e dytë botërore-1944) ; si dhe Astrit Suli, Dëshmor i Kombit, i cili dha jetën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Në vitin 2009 merr pjesë në konkursin letrar për tregimin më të mirë të organizuar nga shtëpia botuese "Ada" për revistën "Obelisk", ku tregimi me titull " Hijet e harresës" hyn në antologjinë "Tregimit e obeliskut". Me poezinë "Nëna" merr pjesë në antologjinë "Lotët e Virgjër" me autor Agim Mato – Fatmir Terziu, botuar nga "APCO" 8 mars 2012 në Londër. Ku midis 143 poetëve nga gjithë trojet shqiptare është edhe emri i poetit Xhevahir Cirongu. Po kështu, autori Xhevahir Cirongu është edhe redaktor e korrektor i mbi 50 librave . Poezitë e Xh.Cirongut janë vlerësuar edhe nga kritikë e studiues të ndryshëm.Të tillë janë Faik Xhani – Tiranë e Pjetër Cara – Durrës, i cili vlerëson poezitë te libri me titullin "Bisedë me poezinë" midis autorëve të tjerë edhe krijuesin e trevës së skraparit, poetin e ri nga Leskova e tomorricës, Xhevahir Cirongu.

Ka punuar në Kulturë e telekom deri në vitin 1990. Edhe sot shkruan në mendjen e shkruar dhe atë elektronike në të gjitha fushat gazetareske e letrare. Deri tani është autor i 6 librave . Ka në proces botimi edhe 7 të tjerë me tematkë të ndryshme. Deri më sot, publicisti, poeti e shkrimtari Xhevahir Cirongu, në fushën e gazetarisë ka botuar rreth 3000 mijë artikuj të fushave të ndryshme.

Jo vetëm kaq, xhevahiri është edhe një kritik e vlerësues i mirë letrar Janë me dhjeta kritika vlerësuese që u ka bërë shumë autorëve rreth librave të tyre. Ai di të qëndisi bukur fjalën e shkruar dhe të bëjë vlerësim real që mirëpritet nga lexuesi i mirëfilltë letrar.
Ka bashkëpunuar dhe është bashkëpunëtor i shumë gazetave e revistave brenda dhe jashtë vendit. Ai ka shkruar në revistën "Fatosi’, "Pionieri", "Shqiptarja e re", "Hosteni", "Obelisk", "Dituria", "Metafora", "Vegime letrar"etj. Por edhe në gazetat "Jehona e skraparit", "Lftëtari", "Puna", Zëri i rinisë", "Bulevard", "E vërteta", "Ndryshe", "Zëri i popullit", "Republika", "Kushtrim brezash", "Telegraf", por edhe në "Drita", "Muzgu", "Dielli i Tomorrit", "Nacional", etj.