>
LETERSISHQIP

Nostalgjia E Pikave Të Shiut

Pikat e shiut trokasin nëpër dritare
Ç’është kështu?Jashtë ka rënë heshtje vrastare;
Dëgjohen tik-tak në xhama, shi, shi, shi, ……
Në qiellin gri duket sikur s’do ketë pafundësi….!

Dielli fshehur qëndron në qiellin mes reve
Si shtëllunga pambuku kapriço të bardha, të zeza,
Pikat e shiut rrëshqasin si sumbulla loti në dritare
Pastaj, në ato pika derdhen vetëm brenga.

Befas pas xhamit shfaqet një komedi
Trokitjet në xham më si dëgjon,
Natyrë e qetë, e gjelbra shpirtin ta ngroh
Nostalgjinë e pikave të shiut pastaj përjeton.