>
LETERSISHQIP

Dashuri E Ndaluar

Leshoje drerin Artemide.
Harkoje harkun, shigjeten shigjetoje,
piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
nese te ngushellon, qelloje.

Leshoje drerin Artemide.
Se dashuria ka uri,
dhe vjeshta, vjeshta e llahtarisur
ve kujensi te jete ne zi.

Shigjeta e nisur kurre s'kthehet pas
dhe mosha s'eshte gafore qe shkon praptas.
Klapite e lindjes te tmerrojne?
Rreshqit, rreshqit ne siperfaqen e jetes,
gjahtare e vetvetes.

Mbi koken tende rri mberthyernje cerdha gjysmehene,
nen driten e sajne kopsht te Luksemburgut,
pellumbat dashurohen gjersa cmenden.
Leshoje drerin Artremide
dhe mos e nis ate shigjete.

Sorkadhja veshur me te zeza,
kah mot pas blirit pret.