Xuxi
  • Emri i Vërtetë:
  • Naim Bunjaku
  • Vendlindja:
  • Prishtinë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 51 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 29 Prill 1968
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♉ Demi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  20
Këndon kryesisht: pop jazz

Xuxi është këngëtar i njohur. Një njeri me plot energji, dinamik, me një zë tepër të veçantë që përçon emocione tek adhuruesit, është ky Naim Bunjaku i njohur në estradën muzikore si Xuxi. Xuxi futet në atë plejadë të këngëtarëve që kanë çfarë të ofrojnë dhe dinë si të ta japin atë. Ai veçohet me origjinalitetin e vet si nga vokali ashtu edhe nga stili i të kënduarit të muzikës. Hapat e parë në botën e muzikës Xuxi i bëri qysh në fëmijëri. Talentin e tij e zbulon Bujar Hundozi, gitaristi i grupit "Asgjë sikur Dielli" dhe e fut në këtë botë të artit ku fillimisht inspirohej nga muzika rok e Deep Purple, Led Zeppelin dhe rokerëve të tjerë. Karrierën e vet muzikore e filloi në vitet e 80-ta si anëtar i bendit muzikor "Sahara". Ndërsa në skenë për herë të parë paraqitet në "Boom Festival" në vitin 1983 por siç thotë edhe vet Xuxi në atë kohë ishte i padiciplinuar dhe nuk arriti të inçizonte ndonjë këngë. Një periudhë tjetër interesante e jetës së këtij këngëtari janë vitet e 90-ta kur ishte në Gjermani dhe Itali, as atje nuk i mungoi muzika. Në vitet 92-94 këndoi me një trio të njohur të Gjermanisë Veriore si dhe në vitin 1995 me një grup italian. Pra kudo që shkoi Xuxi e mori muzikën me vete sepse tashmë ishte pjesë e saj. Dëshira e tij e madhe për të kënduar vazhdon më pas në vitin 1997 pas kthimit të tij në Kosovë me grupin "Lindja". Me këtë grup muzikor ai bënte koncerte në diskoteka dhe bare mirëpo asgjë konkrete në lidhje me të ardhmen e tij në muzikë sepse sipas tij ende nuk ishin pjekur kushtet te inçizonte ndonjë album. Kjo periudhë zgjati deri këtë vit kur doli në shitje albumi i tij i parë "Eja më merr". Pritja nganjëherë është shumë e dobishme pasi që ky album me të vërtetë pati një sukses mjaft të madh. Xuxi shprehet se pritja e tij e gjatë ka të bëjë me atë se ka dashur të këndojë muzikë kualitative dhe për këtë duhet një punë më e mundimshme. Ai më tej vazhdon duke na treguar se kur njerëzit kuptojnë se në këtë album ka vetëm tetë këngë habiten se si i është dashur plot dy vite ta realizojë këtë album. Mirëpo tetë këngë me tetë tekste origjinale, me një muzikë origjinale dhe një album që pëlqehet prej publikut nuk është lehtë t'a realizosh. Këtë album e ka realizuar në kompaninë "Positive Entertaiment" e poashtu ka kontratë që ti realizojë edhe dy albume me këtë kompani inçizuese. Komponimin e këngëve të këtij albumi e ka bërë Enis Presheva dhe shumica e këngëve janë këngë energjike me një mesazh të qartë, mundësi këtë që ta ofron muzika funky. Këngën që e veçon Xuxi nga ky album është kënga "Eja më merr" për të cilën ai thotë se gjatë këndimit të saj është "Under Shock" (Nën shok). Është kjo një këngë të cilën Xuxi e përjeton shumë pasi që ka të bëjë me të kaluarën e tij, me të tashmen dhe të ardhmen e tij shprehet ai. Pastaj kënga "Mos më ndal" për të cilën këngë mesazhi është shumë i veçantë, ai këndon për parandalimin e dukurive negative në shoqërinë tonë. Pra të gjitha këngët e këtij këngëtari janë të pëlqyera shumë nga qytetarët e sidomos nga të rinjtë ku sipas Xuxit ata janë fansat e tij kryesorë. Për një të ardhme të shkurtë ai planifikon të bëjë një koncert Unplugged duke na ftuar të shkojmë dhe t'a shijojmë muzikën live (gjallë) sepse rrallë tek ne bëhen koncerte të tilla. Poashtu realizimi i një turneje nëpër Kosovë do të jetë në planet e tij por kjo do të ndodhë në ditë më të nxehta të verës. Momentalisht Xuxi punon në radion lokale "Blue Sky". Këtë punë Xuxi e don shumë dhe ndihet si në shtëpinë e tij. Pashtu ai thotë se në këtë radio ka pasur mundësinë të promovohet në njëfarë mënyre edhe si këngëtar. Ai në fund përshëndetë të gjithë fansat e tij dhe lexuesit e revistës "For You" duke thënë se me mund arrihet çdo gjë. Mos u dorzoni lehtë, dëshirat e tuaja jetësore mund të bëhen realitet por me një punë të palodhshme.

PASAPORTA:
Emri dhe mbiemri: Naim Bnunjaku (Xuxi)
Gjatësia: 1.78cm
Pesha: 82 kg
Ngjya e syve: Gështenjë
Ngjyra e flokëve: Gështenjë
Ushqimi i preferuar: Pite
Muzika e preferuar: Funky
Këngëtari/ja i/e preferuar:
Xavier Naidoo, Nelly Furtado
Filmi i preferuar: The postman always rings twice
Artisti/ja që e adhuron: Robert de Niro
Vendi i preferuar për dalje: Papillon
Pija e preferuar: Coca cola
Ngjyra e preferuar: E kaltërta
Profesioni momental: Moderator, këngëtar
Talenti sekret: Sporti
Sporti i preferuar: Futbolli
Sportisti i preferuar: Karl Luis
Moto e juaj: "Mos gënje, bëhu origjinal"
Familja: Ardiana (gruaja), Bardhi (djali)
Stili i veshjes: Funky
Menagjeri: Driton Sahiti
Kompania inçizuese: "Positive Entertainment"

Në Qershor 2005, Xuxi merr pjesë në VFM 2005 me këngën "Funky Ty Te Zevendeson".

Në Dhjetor 2004, Xuxi merr pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Funky Ty Te Zevendeson".

Në Prill 2006, Xuxi merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Eja Me Merr".

Në Maj 2007, Xuxi merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Mos Me Ndalni".

Në Maj 2009, Andos merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Free Spirit", në bashkëpunim me Xuxi.

Më datë 4 Korrik 2014, Kosovas Philanthropists publikon videoklipin "Hand To Hand". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Eliza Hoxha.

Më datë 24 Nëntor 2016, Xuxi publikon videoklipin "7 Days".

Në Dhjetor 2016, Xuxi merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Metropol".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera