>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 9 Gusht 2022, Yélind publikon videoklipin "Moment". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Yll Limani, Fatjon Miftari, Mbresa & Arjan Lekaj kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Arjan Lekaj & Yélind. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 29 Nëntor 2022, Yélind publikon videoklipin "Sonte". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Yélind. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.