>
BIOSHQIP

Ylber Idrizi Sjell Albumin E Ri “Jeta Vazhdon“

11-08-2012
Muzika ende vazhdon të kultivohet me ëndje nga artistët tanë edhe në këto ditë të ngrohta të stinës së verës. Këngëtarët janë ata të cilët jo vetëm që na ofrojnë argëtim por edhe na bashkojnë nëpër mbrëmjet ku ata performojnë.

Ëmbël dhe zëshëm këndohet në gjuhën shqipe jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi por edhe në Maqedoni e Diasporë. Përderisa thuajse ç’do ditë shohim talent të rinj duke u ngritur në skenën muzikore ne mirëpresim dhe albume e hite të ndryshme nga këngëtarët tanë, tani më të popullarizuar …

“ JETA VAZHDON “është titulli i albumit më të ri, i dyti me radhë i këngëtarit shkupjan Ylber Idrizi.

Albumi përmban gjithsej 8 ( tetë ) këngë të zhanreve të ndryshme si: popullore, folkl, pop folk, baladë dhe këngë të përpunuara me motive të Pollogut dhe Dervenit.

Për muzikën dhe orkestrimin e këngëve janë përkujdesur kompozitorët: Argjend Mece - XHENI dhe Jeton Kryeziu, ndërsa tekstshkrues të këngëve ishin: Ejup Shabani, Hazbi Ahmeti si dhe vetë këngëtari Ylber Idrizi.

Këngëtari në fjalë ka mbaruar shkollën e mesme profesionale të muzikës duke vazhduar më pas në akademinë e arteve në Tetovë dhe në Shkup.

Veç në studime këngëtarin shkupjan Ylber Idrizi e shihni shpesh edhe nëpër koncerte, mbrëmje muzikore e ahengje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Vite me radhë ka marrë pjesë në për festivale të ndryshme si ato të këngëve burimore dhe popullore: “Këngë Jeho”, “Sharri Këndon”, “Hasi Jehon”, “Çelësi Muzikor” etj…

Në festivalin Sharri Këndon 2010 Ylberi nderohet me çmimin e interpretimit më të mirë, ai përpos dy albumeve me këngë, ka të realizuara edhe dy videoklipe atë të këngës “Kënaqu zemër” si dhe “ Është e kotë ”.

Në pyetjen se cilat janë planet e tija për të ardhmen, këngëtari u përgjigj: Si çdo këngëtar tjetër gjithashtu edhe unë misionin kryesor e kam realizimin e videoklipeve të tjera, editimin e këngëve të reja si dhe vazhdimin e studimeve në gradë edhe më të larta… “
(zhurnal.mk)

Ylber Idrizi Sjell Albumin E Ri “Jeta Vazhdon“