>
BIOSHQIP

Ylber Idrizi Rrëmben Dy çmime Në Çelësi Muzikor 7

15-05-2013
Pas publikimit të videoklipit më të ri të këngës "Sot ose Nesër" të realizuar ne Palma De Mallorca të Spanjës, këngëtari Shkupjan Ylber Idrizi na shfaqet edhe me risi të tjera.

Disa javë më parë ai performoi në natën e dytë garuese të festivalit "Çelësi Muzikor 7", duke prezantuar këngën e tij më të re "Zemër e djegur" me tekst të Ejup Shabanit, kompozim dhe orkestrim të Argjend Meçes, baladë kjo e cila u mirëprit nga të gjithë dhe u nominua drejt finales në tri kategoritë më kryesore: kënga më e mirë popullore, interpretimi më i mirë si dhe çmimi kryesor pop folk dhe modern.

Duke realizuar suksesin që premtoi më parë, ai në natën finale të festivalit rrëmbeu çmimin kryesor të muzikës popullore.

I befasuar nga ky çmim këngëtari thirret për të dytën herë në skenë për të rrëmbyer edhe çmimin tjetër "Vendi i tretë" në festival .

I pyetur se cilin nga çmimet admiron më së shumti këngëtari u përgjigjë:

Kushdo që i'a mësyen një gare dhe i'a do zemra të ballafaqohet me konkurencën, për mua qysh në fillim është fitues dhe se ç'do punë e realizuar ka një vlerë apo një çmin. Prandaj që të dyja çmimet janë shum domethënëse mirëpo mbase u vlerësova me çmimin kryesor të muzikës popullore, zhanër të cilit edhe vet i përkas kjo do të thotë shumë...

Këngëtari sërish premton këngë të reja ndërsa për momentin është në përgatitje të albumit të tij më të ri i cili së shpejti do të jetë në duart e adhuruesve...
(albeu)

Ylber Idrizi Rrëmben Dy çmime Në Çelësi Muzikor 7