>
LETERSISHQIP

Drini

Versho si Drini
i qete, i paster, i hijshem.
Njomi zemrat e rreshkuna,
e shkrijua akullnajat e vetmise.
Lumturo cdo kend qe ta don ujen
e mos kurse asnji pike!

Versho Drin hareshem, e kurre mos u ndal,
mos u lodh, e as mos nxito
behu burim i pashtershem lumturie,
e nisja e rinisja nga e para cdo here.
Versho i paqte Drin,
E ujet e krsitalt mos e ndot per hatrin e askujt.

E nese rrjedhen dun me ta ndal Drin,
atehere versho furishem,
furfullo e gurgullo,
permbyti padrejtesite,
e shkatrroju themelet krejt ndotesve.
Mos bej kompromis me ate qe don me t'pa te shterun e te tham Drin!

E vazhdo versho...
Versho me krenari maleve te larta
e sill me vete vetem pasterti
dliresi, jete.
Begato me ujet e miresise tende kudo qe kalon Drin,
se njeriu e bima ka nevoje per ty qe me lulzue.

Neqoftese ndonjehere ke me u lodh
se kan me tu vershu me gure,
e kan me te hedh mbetje mbi shpine
Mos u tut Drin,
Se Eren ke me e pas gjithmone mbrapa
me ta drejtu rjedhen e me ta hijeshu rrugen.

Behu i gjere Drin,
si deti,
e kenaqi te gjithe ata qe e dun valitjen ne gjirin tand.
Behu si Ujvara, Drin,
Qe rrjedh me madheshti, e fijsshem nder shekuj
e qindra sy e vesh me endje ja ndjejne "zhurmen" kur flet.

Behu pasqyre Drin,
e shpirtin tend te bukur t'gjithe ta njohin mes veprave.
Reflektoje miresine tende nga burimi gjer n'derdhje
qe cdo kush qe e sheh veten n'synin tand
te ndihet ma i mire, ma i bukur, ma i sigurte
e te mos dun kurre me ik prej teje.

Behu ure bashkimi Drin, bashko te bardhe e te zinje
bashkoji viset anembane, mos percaj
vetem versho e ndihmoje secilin te gjeje rrugen.
Zgjeroji krahet sa te mundesh Drin,
mbeshtill me to capkene e te mocem,
qe gjithescili ta gjeje prehjen ne gjirin tand.

Behu burim jete, shprese e energjie Drin
qe prej teje njerezit ta ndiejne lirine e driten.
Mesoje durimin me permbajt vrullin e dallgeve,
e urtesin me lundru ne shi, bresher e diell.
E ne fund behu sic di ti Drin,
Drini i endrrave te mia...!