TEKSTESHQIP

Yll Bislimi
Rruga E Kombit
Lyrics

I

Atë ditë kur filloi
Zoti na bekoi
Lajmetarë dërgoi
Nga gjumi na zgjoi
Mëngjeset po agojnë
Me mirësine e vet
Trungut tonë te ndarë
Mbarësi po i jep

Dëshira t'jem një
Barrierat rrëzoi
As shkëmbi i bjeshkës
Dot si përballoi
Mu në zemër tij
Aty po kalon
Bukuri mahnitëse
Ai/veq po rrezaton

REFRENI

Rruga e kombit
ne na afroi
Më shpesh po shihemi
Bashkë po punojmë
Një e ardhme ndritur
Po na buzëqeshë
Bashkimi ynë
Në derë po troket..

II

Gjëre edhe gjatë
Shtat bukur ka lëshu
Me madhështine e vet
Vendin ka hijeshu
Qytete katunde
Jetën ka ndryshu
Begati progres
Ne na ka ofru

Vetëm duhet punë
Puna na bën te fortë
Trungun e bashkon
Lirëshem te frymoj
Të lulëzoj i tanë
Me shkelqim hënëplote
Yll i pashuar
Mbetesh pergjithmonë

REFRENI

Rruga e kombit
ne na afroi
Më shpesh po shihemi
Bashkë po punojmë
Një e ardhme ndritur
Po na buzëqeshë
Bashkimi yne
Në derë po troket... (2x)

DËRGOI: