>
BIOSHQIP

Ylli Limani, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Lart Mbi Yje”

31-08-2012
Këngëtari i ri nga Prishtina, Yll Limani, ka publikuar videoklipin e tij debutues në skenën e muzikës kosovare "Lart Mbi Yje", dhe atë çfarë videoklipi se...
Videoklipi i punuar nga produksioni ASHA ngërthen në vete thjeshtësinë dhe butësinë e këngës, duke qenë kështu një prej videoklipeve më bukur të realizuar të kësaj vere.

Vlen të përmendet edhe vajza të cilin e shihni në klip. Ajo është Bora Hasani, e cila vetëm sa e ka bërë më të bukur klipin debutues të tinejxherit nga Prishtina, duke 'ngrirë' sikur bora të gjithë fansat e tij.

Kujtojmë se kënga "Lart Mbi Yje", e cila është transmetuar rregullisht nëpër radiot tona kohëve të fundit është punuar nga vet Ylli Limani, i cili dalë ngadalë po ngritet në piedestalin e muzikës shqiptare si një talent në ngritje i zbuluar në The Voice of Albania.
(Telegrafi)

Ylli Limani, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Lart Mbi Yje”