>
BIOSHQIP

Ylli Limani Ka Yjet E Tij

01-10-2012
Kam shkuar në studion e Florent Boshjakut me idenë se kjo kënga "Lart mbi yje" do të dalë një këngë ritmike, por si duket zëri dhe ngjyra ime ishte më shumë një baladë e bukur". Kështu ka treguar këngëtari i ri, i zbuluar në "The Voce" , Ylli Limani, pak ditë më parë, kur ka qenë i ftuar në programin 'Pro Shqip" në Top Kosova Radio. Ai ka treguar se është ndier mirë kur për këtë baladë të bukur e kanë komplimentuar edhe Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, por ai tha se do të ecë me hapa të sigurt. Kur e kemi pyetur se a ka yje në estradën shqiptare, ai ka treguar se yje për të me yll të madh, janë Adelina Ismajli, Ardit Gjerbrea, Alban Skënderaj, Alma Bektashi, Capital-T, Tuna, Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Ylli Limani Ka Yjet E Tij