>
BIOSHQIP

Kujt I Propozon Martesë Yll Limani?

19-12-2014
Njëri ndër këngëtarët më të ri të skenës muzikore shqipe, Yll Limani, i ka bërë një propozim mjaftë interesant një vajze e cila e kishte gjetur telefonin e tij të humbur.

Ai pasi e ka falënderuar i ka propozuar asaj martesë. Kështu së paku ka konfirmuar vet këngëtari përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ por nuk ka treguar se cila është përgjigja që i ka dhënë vajza. “God bless the lady who found my phone! I asked her to marry me...” ishte shkrimi i tij.

Por, gëzimi i Yllit nuk mbaron me kaq. Përveç që e ka gjetur telefonin, ai është i lumtur edhe për provimin e kaluar në lëndën e matematikës. “Pas perpjekjeve shekullore te stermundimshme, sapo e morra lajmin qe e kom kalu Matematikën! AUK, I got u” ishte shkrimi tjetër i këngëtarit brenda të njëjtit rrjet social.
(Indeksonline)

Kujt I Propozon Martesë Yll Limani?