TEKSTESHQIP

Ylli Limani
Mos Më Harro
Lyrics

O shpirt, o dritë, o diell,
pse po ik?
Mos më lër vetëm,
se kam frikë...

Kam frikë se do rrëzohem,
do humbas...
Kam frikë se s'do t'kujtohet
pse m'ke dashtë...

Ref: Mos më harro, të lutem!
Mos më harro...
Mos më harro, të lutem!
Mos më harro...

Jehonë premtimesh t'thyera,
më mundojnë...
Dhe i mbyll veshët
por prapë i dëgjoj...

E ti jeto e lumtur
me zemër tjetër,
po kurrë mos e harro dashurinë e parë,
dashurinë e vjetër...

Ref: Mos më harro, të lutem!
Mos më harro!
Mos më harro, të lutem!
Mos më harro!

Mos e harro zemrën
që ende të do,
mos më harro, të lutem!
Mos më harro!

Bridge: Mos më harro se Zoti,
Zoti s'të fal!
Më premto që do m'kujtosh
me mall...

Dhe nëse jo
të paktën më gënje,
se dikur unë dhe ti ishim NJË,
ishim NE!

Ref: Mos më harro, të lutem!
Mos më harro!
Mos më harro, të lutem!
Mos më harro!

Mos e harro zemrën
që të deshti fort,
mos më harro, të lutem!
Mos më harro!

DËRGOI: