>
BIOSHQIP

Yllka Kuqi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vendi Im”

24-11-2012
Këngëtarja Yllka Kuqi, sjellë urimin e saj për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nëpërmjet këngës me titull "Vendi im".

Me pamje prekëse e shumë domëthenëse, videoklipi i realizuar nga "Koperativa" përcjellë mesazhin e fuqishëm që bart kjo këngë.

Muzika është punuar nga vokalisti i grupit "Jericho", Petrit Çarkaxhiu, i cili ka shkruar edhe tekstin që është përplot dashuri për atdheun dhe bekime për të ardhmen.

"Nëpër shekuj të mbuloftë vetëm dashuria
Sa t'ketë tokë e qiell, ditët t'qofshin veç gëzim
do të ruajmë besë, të na bekojë dhe Perëndia
T'i gëzojmë këngët e lirisë, o vendi im ! "

"Dashuria për vendin më ka nxitur që edhe unë në formën time të shprehë këtë emocion. Andaj kjo është edhe një dhuratë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë për të gjithë adhuruesit e mi", ka thënë ajo.
(Agnesa Muqa)

Yllka Kuqi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vendi Im”