>
BIOSHQIP

Yllka Kuqi, Një Duet Me Vedat Ademin

14-05-2013
Këngëtarja, Yllka Kuqi, e cila ka bërë një pauzë në realizimin e projekteve muzikore dhe afro gjashtë muajsh nga urimi muzikor për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nëpërmjet këngës me titull “Vendi im”, Yllka Kuqi, do të publikojë duetin me Vedat Ademin..

Bashkëpunimet, të cilat janë bërë trend i madh i këngëtarëve të estradës shqiptare, po vazhdojnë. Kësaj radhe janë Yllka Kuqi dhe Vedat Ademi, ata që pritet të godasin industrinë shqiptare të muzikës.
Këngën e cila do të lansohet brenda javës e ka punuar produksioni në top formë, ThreeDots, ndërsa teksti është shkruar nga Kledi Bahiti që është pjesë e këtij produksioni.

“Ftesën për këtë bashkëpunim e kam pasur nga Vedati kohë më parë, mirëpo për shkak të angazhimeve që kisha unë në projekte të tjera muzikore e kemi lënë pas një kohe. Në fakt, kam dashur që në këtë stinë të sjell një këngë bashk me Vedatin, sepse kënga është verore dhe kemi dashur që adhuruesve t’ua sjellim në këtë kohë”, theksoi Yllka për Zëri.

Yllka shtoi se kënga është me tematikë dashurie dhe flet për një histori mes dy të rinjve.

Shpresojmë mos të dështojë edhe ky duet i Vedatit ashtu si dueti shumë i përfolur me Argjentina Ramosajin.
(Express)

Yllka Kuqi, Një Duet Me Vedat Ademin