>
BIOSHQIP

Yllka Kuqi: 2 Fjalë Rreth Klipit Të Ri “Të Kujtoj”

13-04-2014
Yllka Kuqi sapo ka lansuar së fundmi videoprojektin e saj më të ri, këngën "Të Kujtoj", një këngë shumë e vjetër të cilën ajo thotë se e ka përpunuar. Realizimi dhe përpunimi janë bërë në studion e Florent Boshnjakut, videoklipi është xhiruar nga MAX Production e përderisa lokacionet e xhirimit kanë qenë kryesisht në qytetin e Durrësit. Yllka na rrëfen më shumë rreth këtij projekti në këtë intervistë.... TeksteShqip: Yllka, keni pregaditur së fundi projektin tuaj më të ri muzikor? Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Yllka: Kënga "Të kujtoj" është një këngë baladë popullore e kënduar para shumë vitesh nga Dani. E kam kthyer në kohë dhe për përpunimin e saj është kujdesur kompozitori dhe orkestruesi Florent Boshnjaku e cili e ka sjellë me mjaftë mjeshtri. Klipin e ka realizuar Max Production, ku për look-un është kujdesur Lirika, Kaci dhe Valdrini. Klipi do të jetë prezent të shtunën në kanalin tim në youtube dhe në mediumet tjera elektronike dhe tv. TeksteShqip: A mendoni se kënga do të ketë sukses? Yllka: Është një këngë shumë e bukur e cila ka qenë gjithmonë e tillë, prandaj jam munduar ta rikthej duke e sjellë më ndryshe dhe të freskët për gjeneratat e reja e nostalgji për gjeneratat që veq e kanë të njohur si këngë. Kënga është për dashurinë dhe besoj do të pritet mirë.



TeksteShqip: A do të ketë projekte të tjera pas këtij klipi? Yllka: Para një muaji kam realizuar albumin me këngët e vjetra dhe disa të reja shqipe me motive të muzikës tradicionale, të titulluar "Vendit tim". Jam në pregatitje të 2 këngëve me të cilat do të prezentohem në festivalin e muzikës tradicionale shqipe në Klan TV, "Kënga Ime", ku do të prezentohem me një këngë të vjetër dhe një këngë të re. TeksteShqip: Po me koncerte jeni e angazhuar? Yllka: Jam shumë e angazhuar me koncerte, mbrëmje muzikore e dasma, me muzikë popullore dhe muzikë me motive popullore të përpunuar, kam pasur gjithë vitin shumë angazhime me prezentime të këtij lloji, brenda Kosovës, jashtë Kosoves, në Shqipëri, Maqedoni e diasporë.



TeksteShqip: Tashmë e dimë se këndon edhe vëllai juaj? A do ta kemi mundësinë shumë shpejt të shohim një duet nga ju? Yllka: Vali është në përfundim të disa projekteve muzikore të cilat besoj do të na sjellin shumë freski në muzikën shqipe si në aspektin muzikor ashtu edhe vizuel. Nuk po e zbuloj më shumë. E sa për duetin jemi në bisedime(qesh). TeksteShqip: Për fund diçka... Yllka: Suksese dhe gjithë të mirat, ju dua!
(Teksteshqip.Com)

Yllka Kuqi: 2 Fjalë Rreth Klipit Të Ri “Të Kujtoj”