>
BIOSHQIP

Yllnor Kurti Vjen Më Ndryshe

10-10-2014
I talentuar, me zë të mrekullueshëm dhe shumë modern. Ky është këngëtari Yllnor Kurti, i cili është rikthyer me një këngë dhe videoklip të ri. Nëse dikur e kemi parë në koncerte e festivale fëmijësh, tani ai është një këngëtar i pjekur që studion me përkushtim në Akademi të Arteve në Tiranë, në degën e Kompozicionit.

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me ‘’Thredoots’’, tani Yllnor Kurti vjen me diçka tjetër. Ai, sapo ka lansuar videoklipin e këngës me titull ‘’Veç ty’’, rreth së cilës po punohej prej pesë muajsh.

Kënga mban vulën e producentëve të njohur Zzap & Chriss, teksti është shkruar nga Gjiko, ndërkaq videoklipi është realizuar nga ‘’Pinkmoon’’. Për stylingun e këngëtarit është përkujdesur disenjatori Etnik Shala. Siç kuptojmë, veshjet janë punuar ekskluzivisht për këtë videoklip.
(Indeksonline)

Yllnor Kurti Vjen Më Ndryshe