>
BIOSHQIP
Biografia
Yllnor Kurti tashmë është lëshuar seriozisht në ujërat e muzikes për të rritur. Djaloshin simpatik më parë e kemi parë në festivale për fëmijë, ku falë talentit dhe zërit të fuqishëm rrëmbente të gjitha çmimet e rëdnësishme. Stili i Yllnori mbetet i admirueshëm.

Në Qershor 2006, Yllnor Kurti merr pjesë në PoliFest Kids 2006 me këngën "Miqesia S'njeh Kufi".

Në Dhjetor 2006, Yllnor Kurti merr pjesë në Ylberi 2006 me këngën "Dëshira".

Më datë 6 Tetor 2012, ai ka lansuar këngën dhe klipin e parë, e cila ka lënë shije të mirë tek publiku i gjërë. Për këngën “Të Dua Më Shumë”, ai ka punuar me “ekspertët” e hiteve, ndërkaq tutje po bashkëpunon aktivisht me studion “threedots” në Tiranë. Kënga ka shumë energji dhe tingëllon tejet urbane.

Në vitin 2013, Yllnor Kurti merr pjesë në X Factor Albania 3.

Në Maj 2013, Yllnor Kurti merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Me Fal", një baladë të punuar nga Irkenc Hyka dhe me tekst të Kristo Thanos. Kënga që në start ka marr aprovimin e publikut, duke u konsideruar një këngë unike në përmbajtje. Kurti, thotë se po merr pjesë në festival për ta promovuar këtë këngë të bukur, por pse jo edhe vetën.

Më datë 7 Tetor 2014, Yllnor Kurti publikon videoklipin "Vec Ty".

Më datë 11 Korrik 2015, Yllnor Kurti publikon videoklipin "A Do Me Kon", në bashkëpunim me Fizzy. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Getinjo, Soulkid (Uki Latifi), Yllnor Kurti, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.