>
LETERSISHQIP

Prolog

“Tek një ëndërr, bëju pjesë!
Tek një zemër, bëju shpresë!”

Ëndërro të artat maja
Në s’i ngjit dot në kurorë
Bëju lumë e këmbët laja
Malit' lartë me dëborë!

Bëju fllad, zefir i qetë
Fryj pa ndalur, gjer në fund
Jepi shpirt, të madhes jetë
Frymë jepi me sa mund!

Që blerimi të mos bjerret
Fëshfërima të mos heshtë
Ditë e bukur të mos erret
Vrap i kohës të mos reshtë:

Bëju kopshtit të secilit
Gaz, si kënga e bilbilit!