>
LETERSISHQIP

Varg Pranveror

Tretet syri, pas një ëndrre
meket shpirti, pas një zëmre

Ndal në fëshmërimë të erës
Edhe qesh, me gaz të plotë
Se ndjej hapin e pranverës
Që më grish, në qiellin-lot

Sa i vogël, ky çast duket
Pse jo, ndofta më gjigand
Yll’ i moshës, përmbi supet
I tejdukshëm, dhe brilant

Qëndron pezull, prej vetiu
S’perëndon në asnjë sfond
N’amëshim, ashtu njeriu
Rreket, të gjejë horizont

Dhe ashtu, ashtu prej motesh
Është gjynah, gjynah të kotesh!