>
LETERSISHQIP

Ah Kjo Dashuria!

Jeta është gënjeshtër, apo është një trill
Një gëzohet “korr”, tjetri shpreson “mbill”
Ajo na mashtroi që kur zuri fill
Ne të gjithë e dimë, lindi në një Prill

Ta urojmë të rrojë, ja një milion vjet
Po kjo nuk e bën, aspak të vërtetë
Bota si kacek, në orbitë të vet
Mbushur deng me rrena, vërtitet e qetë

Oh të zestë njerëz, mbytur në shamatë
Me premtime burrat, plot me llafe gratë
Lumë hipokrizia, derdhet me lëvdatë
Ndërsa vetë jeta dergjet më të thatë.

Njëri do pushtetin, me forcë ta marrë
Tjertri nuk dorzohet, vëndit i vë zjarrë
Pemën, ku rri shpresa, e presin me sharrë
Nuk ngelet gjë tjetër, veç të besojnë varrë.

Ah kjo dashuria plot fjalë e plot dëngla
Të paktën na falet, me vepra të ëmbla
Ah sikur mos kishte; "jo imja, jo tëndja"
Të urdhëronte zemra, të vepronte mendja.