>
LETERSISHQIP

Te Shtëpia Jote

Kjo shtëpia jote, strehët me dërrasa
Menteshat e portës kërkëllijnë te kasa
Hap e mbyll zotrote "bo bo-thua-plasa!"
Me bishtin e syrit shënjën ta pikasa.

Hyn e del si era, "bo bo plasa!" thua
Bëj sikur s'të shoh, bëj sikur nuk dua
Shigjetat e syrit, ç'i vërtit mbi mua
Gati të më mbysësh në hiret e tua.

Më kalon përpara, enkas ngre fustanin
Ç'të bëj unë i gjori, s'ta kuptoj nishanin
Dritares' ballkonit, avull bëre xhamin
Me gishtin tregues, pikturove "planin".

Avull bëre xhamin, dritares' ballkonit
S'të arrinte shtati, seç i hipe fronit
Më tregoje "planin", ah mua gjitonit
Të më ngjisje qiellit, të më zbrisje honit