>
LETERSISHQIP

Çelu I Thashë Lules

“Çel -i thashë lules -çelu sa mbi dhè
Se Dielli po ngroh dhe bora po shkrin!”
Ajo seç ma ktheu, "Qiellit ka një re
Ende jam e brishtë dhe era po fryn”

“Erdhi tjetër ag, toka po merr frymë
Jo jo s'ke ç'të thuash, çelu, lule ti!”
"Kam një tjetër hall; vesa më ngjan brymë
E m'i than petalet, flladi si veri"

“Erdhi dit' e Verës, çelu dhe ngri krye
Ashtu si të tjerat, bjerë në dashuri!”
Gjen kjo lule bukur, ah njëmijë arsye
Prap ashtu e strukur brenda vetes rri

“Shfaqu mike shfaqu, bëj ç’të thotë zemra!
Se rasti po iku, jo nuk kthehet më
Mendja halleplot, ngjan si kosh me grenxa
Gazi që ngroh shpirtin, mbetet vetëm një”