>
LETERSISHQIP

Kurthi Dashurisë

Çne e solli fati, pse më ranë në pjesë
Dy puse të thellë, ah dy sy të zes
E në rënça brenda, brenda le të mbes
Lërmë mike lërmë, lërmë aty të vdes

N'atë tis të errët, më thuaj ç'të ndez
N’e djegsha zemrën, ty s'të zihet besë
Ah kjo fjala jote, veç të mban me shpresë
Dëshirën e parë, të thyen në mes

Të thyen në mes, dëshirën e parë,
Farë e dashurisë, moj tinzare farë
Shpirtin ta zapton, si grami në arë
Të mek me të qeshur, të mbyt me të qarë

Çne e solli fati, pse më ranë në pjesë
Dy puse të thellë, ah dy sy të zes
E në rënça brenda, brenda le të mbes
Lermë mike lermë, lermë aty të vdes!